Një i dyshuar për rastin e dhunimit të 71-vjeçares është arrestuar, të mërkurën në Skenderaj.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka deklaruar Zahiti.

Ani pse jo Policia, pretendimet për dhunimin e 71-vjeçares i kishte konfirmuar për Televizioni Dukagjini, Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se është i moshës së re”, kanë thënë nga Prokuroria.

Ky rast u raportua të dielën.

71-vjeçarja nga Skenderaj dhunohet nga një person i moshës së re