Policia arreston tre persona në Gjilan, dyshohen për “Vjedhje të pyllit”

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjilan nën dyshimin për "Vjedhje të pyllit" në Gjilan, ku njëri nga të arrestuarit është përgjegjës i pyllit

Drunjtë e konfiskuar nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar tre persona në Gjilan, nën dyshimin për prerje dhe shitje të druve.

Njëri nga të arrestuarit është përgjegjës i pyllit.

Policia ka njoftuar se në fshatin Muqivërcë ka ndaluar dy kamionë, të cilët po transportonin masë drusore për ngrohje, dokumentacioni përcjellës i të cilëve kishte rezultuar i dyshimtë.

“Për shkak të dyshimeve për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ prokurori kujdestar ka urdhëruar që nga pylltari përgjegjës, përkohësisht, të sekuestrohen dy kamionët me masë drusore, ndërsa nga shitësi i tyre të sekuestrohen vendimet e lejes për prerje të druve, deri në verifikimin e gjendjes faktike. NJHRKEK, Gjilan ka kryer veprime hetimore/operative dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari RR.G., m/k (1967), me qëllim që vetes t’i sjellë përfitime pasurore është përfshirë në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, duke lëshuar dokumente fiktive (fletëpërcjellje) dhe duke ua mundësuar të dyshuarve A.SH. m/k (1969) dhe H.SH., m/k (1963) bartjen e drunjve me dokumentacion jo të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti “Vjedhja e Pyllit”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika