Policia bastis pronat e të plagosurve në Podujevë, sekuestron armë dhe mbi 200 fishekë

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në pronat e personave të përfshirë në incidentin me armë zjarri që ndodhi një ditë më parë në Podujevë, ku mbetën të plagosur katër persona, përfshirë një kalimtar të rastit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, nga të shtënat me armë zjarri u plagosën tre persona të dyshuar dhe një viktimë, kalimtar i rastit. Të gjithë kanë marrë trajtim mjekësor.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë ndërhyrë zyrtarët policorë dhe njësitë relevante, të cilat kanë sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit të rastit, policia ka zhvilluar bastisje edhe në pronat e të dyshuarve. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë, si dhe një armë gjuetie me 49 fishekë.

“Në vendngjarje ka dalë stafi i lartë menaxhues i PK-së, ekipet mjekësore dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë. Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, është thënë në raportin 24-orësh të Policisë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika