Policia bregdetare greke shpëton rreth 100 migrantë

Policia bregdetare greke ka shpëtuar rreth 100 migrantë në det pranë ishullit Kythera

Një anije që transportonte migrantë drejt Greqisë. Foto: Reuters

Policia bregdetare greke shpëtoi rreth 100 migrantë në det pranë ishullit Kythera.

Operacioni i shpëtimit u krye mbrëmjen e 10 qershorit, pasi anija që transportonte migrantët u përball me vështirësi.

Autoritetet greke njoftuan se të gjithë ata që ndodheshin në anije ishin në gjendje të mirë shëndetësore, derisa nuk u bë e ditur se nga cili vend ishte nisur anija, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Gjatë muajve të verës, shumë varka me vela dhe jahte ndodhen në detin Egje dhe Jon, duke i bërë të vështira për t’u dalluar varkat e drejtuara nga trafikantët e njerëzve që transportojnë migrantë.

Meqenëse varkat janë zakonisht të vjetra dhe shpesh të mbingarkuara, aksidentet janë të shpeshta.

Sipas shifrave të Organizatës së Kombeve të Bashkuar, të paktën 326 njerëz vdiqën në këtë rajon vitin e kaluar.

Policia bregdetare greke beson se shifra aktuale është dukshëm më e lartë. /REL

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika