Policia brenda 24 orëve shqipton mbi 2 mijë gjoba dhe konfiskon 59 patentë shoferë

Policia e Kosovës, gjatë realizimit të urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”, ka shqiptuar dy mijë e 336 gjoba dhe janë konfiskuar 59 patentë shoferë

Ilustrim

Pas rasteve të fundit të aksidenteve me fatalitet, Policia e Kosovës është duke realizuar urdhrin operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”.

Pos kësaj, policia ka thënë se ka ndërmarrë edhe aktivitete vetëdijësuese për pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

“Bazuar në punën dhe angazhimet tona të përditshme, dhe kompetencave ligjore që bien në fushëveprimin tonë, Policia e Kosovës në vazhdimësi përveç masave ndëshkuese të cilat i ka ndërmarr shkaku i aksidenteve dhe kundërvajtjeve në trafik, ka ndërmarr edhe aktivitete vetëdijsuese për pjesëmarrësit në trafikun rrugor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se këto aktivitete dhe fushata vetëdijësuse bëhen me qëllim të vetëdijësimit të pjesëmarrësve në trafik, në veçanti të shoferëve, në funksion të zvogëlimit edhe më tej të aksidenteve në trafik dhe të krijimit të një sigurie më të madhe rrugore për të gjithë.

Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa, policia ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve, që të shmangin veprimet, të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si;

– në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.​

– t’i shmangen përdorimit të telefonave mobilë gjatë drejtimit të automjetit,

– të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë

– të mbajnë distancën e duhur në mes të automjeteve gjatë qarkullimit, etj.

Për rezultatet dhe masat e ndërmarra nga Policia e Kosovës në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore gjatë implementimit të urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023” në nivel vendi, për 24 orët e kaluara (20.12.2023) janë shqiptuar 2336 gjoba, janë konfiskuar 59 patentë shoferë, janë bërë 72 inspektime nga menaxhmenti policor.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika