Policia del me njoftim për menaxhimin e situatës së sigurisë me rastin e “Kurban Bajramit” dhe “Vidovdanit”

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar në lidhje me angazhimet policore që do t’i ndërmarrë në kuadër të aktiviteteve që mund të realizohen me rastin e “Kurban Bajramit” dhe “Vidovdanit”.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, në mënyrë që situata të kalojë qetë dhe pa incidente, ka paraparë disa masa dhe objektiva strategjike për implementim gjatë ditës së nesërme, si parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative, në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen në suaza normale të rendit dhe qetësisë publike, shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, garantimi i lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët, kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale, angazhimi i njësiteve policore për riorientim të trafikut në ato rrugë ku mund të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugës apo të ndonjë korsie, si dhe zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

Tutje, policia bën të ditur se Festa e Vidovdanit mbahet në Graçanicë duke filluar nga ora 07:00, andaj do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes ”Veterrniku”, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit.

“Referuar planifikimeve policore, menaxhmenti i lartë i PK-së kanë pritur në takim zyrtarë partnerët ndërkombëtarë, të cilët i kanë njoftuar lidhur me planifikimet dhe aktivitetet policore për ditën e nesërme, planifikime këto që kanë për qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët”.

Njëkohësisht, Policia fton qytetarët që të festojnë në mënyrë të qetë dhe kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik me rastin e ndërprerjes së përkohshme të rrugëve apo korsive përgjatë kohës së festimeve, pasi, sipas nevojës, do t’i ridrejtojë automjetet në rrugë alternative për qarkullim dhe lëvizje pa pengesa.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika