Policia del me njoftim zyrtar për dyshimet se parashutistët serbë u hodhën afër kufirit me Kosovën
Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka hasur në parashutistët nga Serbia, për të cilët pretendohet se kanë hyrë në Kosovë, konkretisht në rajonin e Podujevës. Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka demantuar lajmin, duke thënë se me njësitet e saja në terren, menjëherë ka patrulluar në atë zonë, dhe po […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka hasur në parashutistët nga Serbia, për të cilët pretendohet se kanë hyrë në Kosovë, konkretisht në rajonin e Podujevës.
Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka demantuar lajmin, duke thënë se me njësitet e saja në terren, menjëherë ka patrulluar në atë zonë, dhe po ashtu e ka kontaktuar edhe personin, i cili ka dhënë informatat fillestare.
“Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in”, thuhet në njoftimin e Policisë.















