Policia dhe AKI lokalizojnë Vezir Hazirajn, dorëzohet pas më shumë se një jave në arrati

Bashkëpunimi mes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës ka rezultuar me lokalizimin dhe kapjen e Vezir Hazirajt, i cili kërkohej për më shumë se një javë nën dyshimin për “Vrasje në tentativë”.

Policia ka bërë të ditur se më 15 gusht është zhvilluar një operacion për kapjen e Hazirajt, në të cilin janë angazhuar njësi të specializuara policore, ndërsa është bashkëpunuar edhe me AKI-në.

Në operacion janë përfshirë Njësia Speciale Intervenuese (NJSI/FIT), Njësia e Vëzhgimit dhe njësi të tjera nga niveli qendror.

Pas lokalizimit të vendit ku dyshohej se qëndronte Haziraj, forcat e angazhuara kanë mbajtur për një kohë të rrethuar shtëpinë. Sipas Policisë, pasi ka kuptuar se nuk kishte mundësi të largohej, i dyshuari është dorëzuar pa rezistencë dhe operacioni ka përfunduar pa incidente.

Haziraj kërkohej për një incident të ndodhur më 7 gusht në fshatin Orrobërdë të Istogut. Rreth orës 20:50 atje ishin regjistruar të shtëna me armë zjarri, me ç’rast një person kishte mbetur i plagosur.

Viktima ishte gjetur nga njësitë policore dhe ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës. Për shkak të lëndimeve, më pas ishte transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

Pas të shtënave, Haziraj dyshohet se ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte qëndruar në arrati. Ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest, ndërsa Policia kishte kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Pejë kishin vazhduar punën për lokalizimin e të dyshuarit, deri në operacionin e së shtunës, i cili përfundoi me dorëzimin e tij.

Vezir Haziraj tashmë ndodhet në duart e organeve të rendit, ndërsa rasti po hetohet nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika