Policia dhe disa qytetarë ia shpëtojnë jetën një personi që ishte rrokullisur me traktor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident ka ndodhur dje në fshatin Bellobërdë të Leposaviqit, ku një person është rrokullisur me traktorin e tij, duke mbetur nën traktor dhe i është vënë jeta në rrezik

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 18:20, derisa ishte duke patrulluar në fshatin Bellobërdë të komunës së Leposaviqit, ka hasur në një vetaksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij.

Sipas njoftimit nga policia, ai kishte mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar.

Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident.

Personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në këto kushte atmosferike”, thuhet në njoftimin për media.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika