Policia do të intervistojë disa persona për ndeshjen Ferizaj – Dukagjini

Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt, ka konfirmuar për “RTV Dukagjini” se ka filluar veprimet hetimore për grumbullimin e informacioneve për ndeshjen Ferizaj – Dukagjini.

Ky duel dyshohet se është kurdisur të dielën në Ferizaj, në kuadër të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll.

“Policia Rajonale e Ferizajt  me datë 29.05.2023 nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka pranuar një autorizim për grumbullim te informacioneve për ndeshjen futobollistike Ferizaj-Dugagjini, nën dyshimet për kurdisje të ndeshjes që ndëshkohet në bazë të NENI 337 të KPK. Sektori i Hetimeve Rajonale në Ferizaj ka filluar menjëherë veprimet hetimore në grumbullim të informacioneve . Pas përfundimit te hetimeve dhe  kompletimit të rastit do të keni informacione të detajuara si në kërkesë. Këto janë informacionet e para që mund ti japim”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.

“RTV Dukagjini” mëson se Sektori i Hetimeve Rajonale i Policisë së Kosovës në Ferizajt, do të intervistojë disa persona në lidhje me dyshimet për kurdisjen e ndeshjes, Ferizaj – Dukagjini.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika