“Policia drejtohet me ushtrues detyre, sepse ministri Sveçla është në kërkim të atij që i përgjigjet pushtetit, jo shtetit”

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka pyetur se “Çfarë iu ka ofruar Albin Kurti zyrtarëve policor?” edhe është vetëpërgjigjur duke thënë “krejt të kundërtën, degradim të gjithanshëm”

shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratikë të Kosovës, Abelard Tahiri.




“Policë që drejtohen me ushtrues detyre, sepse ministri është në kërkim të atij që i përgjigjet pushtetit, jo shtetit”, ka deklaruar Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Tahiri ka thënë se Kosova ka ma shumë policë për kokë banori se sa shtetet e Bashkimit Evropian, ku sipas Tahirit në Kosovë janë rreth 465 pjesëtarë të Policisë për 100 mijë banorë.  Ndërsa ai ka thënën se vendeve të Bashkimit Evropian  kanë rreth me 333 pjesëtarë të policës në 100 mijë banorë.

“Nuk është problemi as tek shoqëria, mbi të cilën e kërkon fajin kryeministri, sepse shoqëria është produkt i vullnetit, e institucionet janë produkt i përgjegjësisë ndaj shoqërisë”, ka shkruar Tahiri.

“Problemi është kryekëput tek dështimi kapital i kësaj qeverie për të sjellë një perspektivë të qeverisjes së përgjegjshme, institucionet e të cilës nuk i lënë asgjë rastësisë e zyrtarët e të cilës, përveç që janë të përmbushur në rrafshin e meritokracisë e dinjitetit, janë të përgjegjshëm përballë përgjegjësisë”, ka shtuar ai.

Më tej ai ka thënë se Qeveria nuk ka as plan të menxhimit për Policiën e Kosovës edhe pjesëtarët e këtij institucione janë duke u trajtuar sikurse roje nate që ruajnë portat e objekteve sepse sipas tij, “Policët s’kanë ligj për pensionim të parakohshëm, e as sigurime shëndetësore”.

Ai ka përfunduar duke pyetur se “Çfarë iu ka ofruar Albin Kurti zyrtarëve policor?” edhe është vetëpërgjigjur duke thënë “krejt të kundërtën, degradim të gjithanshëm”.




Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika