Policia: Dy shpërthime në Mitrovicën e Veriut

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar se janë dëgjuar dy shpërthime në Mitrovicën e Veriut, që dyshohet se janë shok-bomba

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në mbrëmje janë dëgjuar dy shpërthime në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ dhe te ‘Tre Rrokaqiejt’ në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, njësitet patrolluese policore të rendit publik, rreth orës 20:45 dhe 21:20, kanë njoftuar se në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ dhe te ‘Tre rrokaqiejt’- Mitrovicë Veri, janë dëgjuar dy shpërthime (dyshohet të jenë shok-bomba)” , ka thënë Kelani.

Megjithatë, Kelani ka shtuar se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëm material.

“Bazuar në informacionet e deritanishme nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëm material”, thuhet në përgjigjen e Kelanit për Portalin Dukagjini.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika