Policia e bind qytetarin, ai u tërhoq nga diga e liqenit të Livoçit pas 4 orëve

“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndojë vetën te penda e fshatit Livoç i Epërm, tani njësitet ndihmëse kanë arritë që ta bindin dhe personi është arritur që të tërhiqet nga muri", ka njoftuar Policia e Kosovës

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten pas mesnatës se qytetari që qëndroi për më shumë se 4 orë në digën e Liqenit të Livoçit, pas shumë diskutimeve është bindur dhe është tërhequr.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndojë vetën te penda e fshatit Livoç i Epërm, tani njësitet ndihmëse kanë arritë që ta bindin dhe personi është arritur që të tërhiqet nga muri, personi është marrë nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve. Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes” – ka thënë Hashani për Kallxo.com.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika