Policia e bllokon rrugën që dërgon te Lagjja e Boshnjakëve
Është ndezur sërish alarmi në veri të Mitrovicës. Siç raporton gazetarja e RTV Dukagjini, Doruntina Bylykbashi, rruga që të dërgon nga Lagjia e Boshnjakeve te qyteti i Mitrovicës së Veriut, dhe në komuna te tjera veriore është bllokuar nga njësitet e policisë së Kosovës Po ashtu në vend të ngjarjes shihen një grumbull qytetarësh të […]
Është ndezur sërish alarmi në veri të Mitrovicës.
Siç raporton gazetarja e RTV Dukagjini, Doruntina Bylykbashi, rruga që të dërgon nga Lagjia e Boshnjakeve te qyteti i Mitrovicës së Veriut, dhe në komuna te tjera veriore është bllokuar nga njësitet e policisë së Kosovës
Po ashtu në vend të ngjarjes shihen një grumbull qytetarësh të cilët janë mbledhur pranë shkollës Teknike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla më herët ka njoftuar se në veri të vendit është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkoviq – Llune, për të cilin ka thënë se është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.
Ai ka bërë të ditur se Milenkoviq i ka terrorizuar ndër vite qytetarët dhe i ka sulmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe institucionet.
Siç tha Sveçla, ai ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, në Zveçan.
“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan”, ka bërë të ditur Sveçla.
Ai theksoi se gjatë arrestimit të tij, tre zyrtarë policorë janë lënduar lehtë.
“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, shtoi ai derisa tha se “Republika nuk do të zmbrapset”, ka vijuar ai.
Dy javët e fundit raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar sërish pasi në katër komunat veriore janë duke u zhvilluar protesta nga grupe të serbëve lokalë të cilët po kundërshtojnë futjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan grupe të maskuara të serbëve lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, tre prej tyre me armë zjarri.
Sveçla: Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it















