Policia e Ferizajt kontrollon autobusët me dyshimin se nxënësit po bartin mjete të rrezikshme

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se i ka kontrolluar autobusët në Ferizaj, nën dyshimet se nxënësit e shkollave po bartin me vete mjete të rrezikshme

Kontrolli i autobusëve në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt i ka kontrolluar autobusët që qarkullojnë nga Ferizaj në drejtime të ndryshme të qyteteve dhe fshatrave të rajonit të Ferizajt, nën dyshimin se nxënësit e shkollave po bartin me vete mjete të dyshimta dhe të rrezikshme.

Ky kontrollim, sipas policisë, është kryer me autorizim të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“Ekipe të policisë me uniformë dhe policisë me rroba civile i kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri etj”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se plani operativ “Kontrollimi i autobusëve’’ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative te nxënësit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika