Policia e Koresë së Jugut merr përgjegjësinë për tragjedinë e Halloween-it në Seul

Shefi i Policisë në Korenë Jugore, Yoon Hee-keun ka deklaruar që policia nuk ka vepruar me kontroll të plotë dhe me përgjegjësi në incidentin e Halloween-it në Seul, në të cilin si pasojë e shtypjes kanë vdekur qindra persona

Shefi i policisë së Koresë së Jugut, Yoon Hee-keun FOTO:REUTERS





Shefi i policisë së Koresë së Jugut, Yoon Hee-keun ka deklaruar se kontrolli i turmës gjatë festës së Halloween-it në Itaewon, Seul ishte “i papërshtatshëm”, kështu duke pranuar se nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta parandaluar këtë incident.

Ndër të tjera ai ka thënë se përgjigja e policisë ishte “zhgënjyese” dhe se ai ndjente “përgjegjësi të pakufishme për sigurinë publike” për atë që ndodhi, gjersa është zotuar për një hetim të plotë, raporton BBC.

Yoon ka theksuar se policia kishte marrë telefonata të shumta përpara se të ndodhte aksidenti, duke i njoftuar për seriozitetin e situatës, por përgjigja e tyre mungonte.

Policia e Seulit ka thënë po ashtu se thirrja e parë në numrin e urgjencës së Koresë së Jugut erdhi në orën 18:34 me orën lokale dhe pati thirrje të tjera gjatë tre orëve të ardhshme.

Shefi i policisë ka shtuar se policia do të kryejë një “hetim intensiv të shpejtë dhe rigoroz” për të parë nëse janë marrë masat e duhura pas marrjes së thirrjeve dhe nëse oficerët kanë reaguar siç duhet.

Komentet e Yoon vijnë pas kërkesave në rritje të publikut për llogaridhënie.

Ndërkaq, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol tha të martën se incidenti zbuloi rëndësinë e menaxhimit të turmës në Korenë e Jugut për këtë festë.

“Në vend që të marrim vesh nëse ngjarja kishte një organizator apo jo, është siguria e njerëzve që është e rëndësishme dhe ne duhet të marrim masa të plota,” ka thënë ai, gjersa propozoi përdorimin e dronëve dhe aftësive të tjera digjitale për të menaxhuar turmat në të ardhmen.

Ndryshe, më 29 tetor, rreth 153 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrëmujës së shkaktuar në kryeqytetin e Koresë së Jugut në Seul, gjatë festimeve të Halloween.

Viktimat u shtypën nga një turmë e madhe, e cila po shtynte përpara në një rrugë të ngushtë, gjatë festimeve të Halloween pranë hotelit Hamilton, në zonën Itaewon.

Pamjet në mediat sociale treguan shumë viktima të shtrirë në trotuar, ndërsa punëtorët nga shërbimet e urgjencës dhe kalimtarët kryenin CPR, në një përpjekje për t’i ringjallur ato.

Mediat koreano-jugore raportuan se gjithsej 153 persona u vranë në përplasjen e turmës në një zonë të mbushur me jetë nate në Seul, të shtunën mbrëma, ndërsa të paktën 82 u plagosën.

Ndërkaq, Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka shpallur një periudhë kombëtare zie, pasi numri i të vdekurve kishte shkuar në 153.

Presidenti, Yoon Suk-yeol shprehu ngushëllimet për viktimat dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit në një deklaratë të dielën, përpara se të vizitonte skenën e përplasjes së turmës.

“Kjo është vërtet tragjike,” tha ai. “Një tragjedi dhe fatkeqësi që nuk duhej të kishte ndodhur në zemër të Seulit mbrëmë”.

Ishte ngjarja e parë e Halloween në Seul, në tre vjet pasi vendi hoqi kufizimet e COVID-19 dhe distancimin shoqëror.

Shumë nga të pranishmit ishin të veshur me maska ​​dhe kostume të Halloween.

 “Halloween” sjell fatkeqësi në Kore, rreth 146 të vdekur nga rrëmuja e shkaktuar gjatë festimeve   

 

 





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika