Policia e Kosovës: Arrestohet një person në Vushtrri për sulm seksual
Policia e Kosovës e ka njoftuar se në qytetin e Vushtrrisë është arrestuar një person i gjinisë mashkullore, pas denoncimit nga një grua se ka pasur një sulm fizik nga i arrestuari, i cili kishte tentuar ta sulmojë seksualisht. “Vushtrri 22.05.2023 – 20:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka […]
Policia e Kosovës e ka njoftuar se në qytetin e Vushtrrisë është arrestuar një person i gjinisë mashkullore, pas denoncimit nga një grua se ka pasur një sulm fizik nga i arrestuari, i cili kishte tentuar ta sulmojë seksualisht.
“Vushtrri 22.05.2023 – 20:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta sulmoj edhe seksualisht” thuhet në raportin Policisë së Kosovës.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin Policisë së Kosovës.















