Policia e Kosovës arreston pesë të dyshuar për vepra penale
Të martën e 23 gushtit, Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të saj për ta parandaluar dhe luftuar trafikimin me njerëz, përmes hetuesve kompetentë në tri ditët e fundit pas hetimeve të zhvilluara me prokuroritë përkatëse, ka zhvilluar dy operacione dhe ka arrestuar gjithsej pesë persona të dyshuar për vepra penale si trafikim me […]
Të martën e 23 gushtit, Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të saj për ta parandaluar dhe luftuar trafikimin me njerëz, përmes hetuesve kompetentë në tri ditët e fundit pas hetimeve të zhvilluara me prokuroritë përkatëse, ka zhvilluar dy operacione dhe ka arrestuar gjithsej pesë persona të dyshuar për vepra penale si trafikim me njerëz, shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit dhe dhunim.
“Nga pesë personat e arrestuar dy nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa tre janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, lidhur me rastet në fjalë janë të identifikuara edhe dy viktima të trafikimit të moshës së mitur, të cilat po marrin shërbimet dhe trajtimin sipas procedurave standarde për personat e trafikuar.















