Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21 tetor të vitit 2022, njësitet policore të stacionit veriu në Prishtinë i kanë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje.

“Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, (qershor-shtator 2022) kryesisht në markete”.

“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  dhe hetimore, kanë arritur që të arrestojnë personat e dyshuarit, A.B . mashkull, 29 vjeç, shtetas i Kosovës , L. Xh . mashkull, 35 vjeç, shtetas i Kosovës, S. O. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, sipas komunikatës së Policisë, dy nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje me vendimi të prokurorit të shtetit.

Policia ka bërë të ditur se ata dyshohen për së paku 11 raste të vjedhjeve.