Policia e Kosovës demanton lajmin se dy të rinj serbë janë rrahur nga zyrtarë policorë në Leposaviq

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas raportimeve nga disa mediume se kinse në një fshat të komunës së Leposaviqit, dy të rinj të nacionalitetit serb janë rrahur/keqtrajtuar nga zyrtarë policorë siç e quajnë ata njësia ROSU ka thënë nuk ka ndonjë rast të raportuar apo evidentuar në institucionet kompetente.

“Policia e Kosovës menjëherë pas publikimit të këtyre informacioneve, me datë 08.03.2023 ka ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme konform autorizimeve ligjore, me qëllim të verifikimit dhe trajtimit të informacionit dhe deklarimeve të publikuara, të cilat kanë rezultuar se nuk ka ndonjë rast të raportuar apo evidentuar në institucionet kompetente”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tutje, thuhet se bazuar në informacionet dhe verifikimet zyrtare me të gjitha njësitet policore në terren, përfshirë ato kufitare, është vërtetuar se një rast i tillë nuk është raportuar në Polici të Kosovës, informacion ky i cili u është kumtuar mediave të interesuara, kryesisht serbe.

“Deklarimet dhe publikimet në fjalë, sipas kompetencës, Policia e Kosovës i ka adresuar te Inspektorati Policor i Kosovës për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”.

Ndryshe, të mërkurën, mediumi serb, Kosovo-Online ka publikuar një lajm se anëtarët e ROSU-së rrahën dy të rinj serbë në fshatin Joshanicë afër Leposaviqit.

“Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë, ROSU, në fshatin Joshanicë afër Leposaviqit, kanë ngacmuar dhe lënduar të rinjtë serbë Ll.Gj (23) dhe Gj.M. (24), të cilët jetojnë në atë fshat. Ata ndodhen në repartin e kirurgjisë në Qendra Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut dhe gjendja e tyre po monitorohet, por tani për tani ndihen mirë”, thuhej në lajm.

Shija e redaktorit

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë. Pas...

“Do të doja të dielën të marshoja me ju, kriminelët...

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës...

Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit. “Me qëllim të përgatitjes profesionale të...

Të fundit nga rubrika