Policia e Kosovës e arreston edhe personin e tretë për regjistrim të kundërligjshëm të një qytetari nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e tretë, për regjistrimin kundërligjor të një qytetari nga Maqedonia e Veriut si qytetar i Kosovës në Komunën e Vitisë. Dyshohet se personat e përfshirë kanë kryer veprat penale "Dhënie të Ryshfetit", "Marrje të Ryshfetit" dhe "Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar"

Policia e Kosovës
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të identifikojë personin e tretë, i cili ka marrë pjesë në një vepër penale, duke e regjistruar kundërligjshëm një qytetar të Maqedonisë së veriut, si qytetar të Kosovës në Komunën e Vitisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ai është identifikuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore  Gjilan.

“Sot me datën 24.05.2023 i dyshuari (Z.H.), ka qenë i arritshëm për hetuesit, i cili është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencë të avokatit mbrojtës, sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit te intervistës me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit, dërgohet në ndalim për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

“Të dyshuarit në bashkëpunim dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘Dhënie të Ryshfetit’, ‘Marrje të Ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritet zyrtarë’”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës.

Identifikohet personi i tretë nga krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, personat e përfshirë dyshohen për marrje e dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare Prishtinë, më 24 maj 2023

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore  Gjilan, ka kryer veprime hetimore/operative për disa muaj duke arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari me iniciale (A.R.) shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriut, dyshohet se është regjistruar si shtetas i Republikës se Kosovës në Komunën e Vitisë në mënyrë të kundërligjshme.

I dyshuari i lartcekur (A.R.) është regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile, nga zyrtari i gjendjes civile (M.D.) në Komunën e Vitisë dhe është pajisur nga sistemi elektronik i gjendjes civile me dokumente personale (certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim). Gjatë hetimeve i dyshuari (A.R.) është kuptuar se me rastin e regjistrimit si shtetas i Republikës së Kosovës kishte paguar shumen prej 10000,00 (Dhjetë mijë euro). Të dyshuarit e lartcekur me iniciale(A.R.) dhe (M.D.), janë arrestuar me datën 27.04.2023.

Gjatë hetimeve të mëtutjeshme është kuptuar se personat e arrestuar, (A.R.) dhe (M.D.) nuk njihen mes veti dhe për kryerjen e kësaj vepre kanë pasur një person tjetër si ndërmjetësues, i cili është identifikuar si i dyshuari i tretë dhe për të cilin hetuesit janë vënë në kërkim dhe identifikim të tij. Hetimet rreth njëmujore profesionale nga hetuesit policor rezultuan me identifikim të dyshuarit të tretë me iniciale (Z.H.), i cili dyshohet se ka bërë ndërmjetësimin, duke pranuar shumën prej 10000,00 (Dhjetë mijë euro) nga (A.R.) duke ia dhënë të dyshuarit (M.D.), dhe kështu tre (3) të dyshuarit në bashkëpunim dyshohet se kanë kryer veprat penale “Dhënie të Ryshfetit”, “Marrje të Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës apo autoritet zyrtarë”.

Sot me datën 24.05.2023 i dyshuari (Z.H.), ka qenë i arritshëm për hetuesit, i cili është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencë të avokatit mbrojtës, sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit te intervistës me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit, dërgohet në ndalim për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit të të gjitha niveleve dhe zero kompromis do të aplikohet ndaj personave të përfshirë, pavarësisht rolit dhe pozitës që kanë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika