Policia e Kosovës, gjatë datës 22 shkurt të vitit 2023, ka arritur që të lokalizojë dy persona, të cilët kanë tentuar që të bëjnë kontrabandimin me kafshë shtëpiake (dele) nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë arritur të largohen për shkak të terrenit malor, por policia për delet e ka njoftuar Doganën e Kosovës dhe AVUK-u për procedura të mëtutjeshme.

“Fsh. Banjë, Zubin Potok 22.02.2023 – 16:20. Raportohet se janë vërejtur dy të dyshuar deri më tani të pa njohur të cilët nga territori i Serbisë ishin duke sjellë disa kafshë (dele) në territorin e Republikës së Kosovës”,

“Njësitet policore kanë lokalizuar kafshë, ndërsa personat e dyshuar duke shfrytëzuar terrenin malor kanë ikur në territorin serb”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës është konsultuar me prokurorin e shtetit për këtë rast.