Policia e Kosovës e konfirmon që një serb është arrestuar me urdhër të Gjykatës dega në Drenas, për shpërdorim të pasurisë

Sipas Veton Elshanit, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, një qytetar i komuniteit serb është arrestuar nga Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, për shpërdorim të pasurisë, i cili pas intervistimit është liruar

Policia e Kosovës

Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, e ka konfirmuar për RTV Dukagjini se pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë e arrestuar një qytetar të komunitetit serb, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, për shpërdorim të pasurisë.

Sipas Elshanit, qytetari serb është arrestuar në Jarinjë dhe është dërguar në Drenas, ku është intervistuar dhe pas intervistimit është liruar.

“E kanë kërkuar me urdhërarrest Gjykata Themelore dega në Drenas. Drenasi e ka intervistuar edhe e ka liruar, për shpërdorim të pasurisë diku në vlerë rreth 100 eurosh, që ia ka marrë një gruas”, ka përfunduar Elshani për RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika