Policia e Kosovës hyn në objektin e komunës së Zveçanit

Policia e Kosovës ka hyrë në objektin e komunës së Zveçanit për të asistuar kryetarin e ri. Kjo ka shkaktuar protesta dhe përleshje me qytetarët serbë, përfshirë edhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe shok-bombave

Policia e Kosovës ka hyrë në objektin e komunës së Zveçanit.

Kështu ka raportuar Radio Evropa e Lirë.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Në të katër komunat me shumicë serbe në veri u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë serbë për të kundërshtuar futjen e kryetarëve të rinj në këto objekte.

Po ashtu, ekipi i RTV Dukagjinit ka raportuar se në Zveçan ka pasur edhe përleshje në mes të serbëve të mbledhur dhe Policisë të Kosovës, ku janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan.

Raportohet për të shtëna me armë para komunës në Zveçan

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika