Policia e Kosovës hyn në objektin e komunës së Zubin Potokut, protestuesit detyrohen të shpërndahen

Njësia Speciale e Kosovës e ka filluar intervenimin për t’i shpërndarë protestuesit në komunën e Zubin Potokut.

Fillimisht, u has në rezistencë, por policia shumë shpejt ka depërtuar në hyrje të objektit, duke e shpërndarë turmën.

Policia e ka thyer derën e komunës, e cila ishte e blinduar nga protestuesit.

Sipas ekipit të RTV Dukagjinit që po qëndron atje, ka disa protestues që janë lënduar. Aty është edhe autoambulanca, e cila e ka dhënë ndihmën e parë.

Për ta shpërndarë turmën, policia kishte përdorur sprej dhe gaz lotsjellës.

Para disa minutave, aty ishin dëgjuar edhe disa të shtëna me armë, të cilat dyshohet se vinin nga protestuesit.

Shija e redaktorit

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje...

Raportimi nga veriu, gazetarët tregojnë eksperiencat e tyre në “Radar”

Raportimi nga e premtja në komunat në veri të vendit ishte një tjetër sfidë për gazetarët në Kosovës. Në mesin e provokimeve, të sharave,...

Të fundit nga rubrika