Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar se Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona duke hyrë në stadiumin “Fadil Vokrri”, pas ata kanë rënë në kundërshtime me rregullat e parapara.

“Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Kelani.

Më tej ai ka thënë se “Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, po vazhdon angazhimet sipas planit operacional për mbarëvajtje dhe ofrim të sigurisë lidhur me ndeshjen sportive në mes të Kosovës dhe Izraelit”.

Sipas tij Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë rregullat e parapara.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim të vazhdueshëm me policin dhe njëherit vazhdon të kërkoj që të respektojnë rregullat e parapara, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive”, ka përfunduar Kelani.