Policia e Kosovës i ndalon dy francezë për kalim ilegal të kufirit, automjeti ishte me targa ruse

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë ka arrestuar dy persona me shtetësi franceze nën dyshimin se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale

Autmojeti me të cilin dy shtetas francezë e kanë kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë në mënyrë ilegale

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 25 korrik në fshatin Jashanicë, Komuna e Leposaviçit, e kanë ndaluar një automjet “Land Rover”, me targa të Rusisë, në të cilin janë gjendur dy persona meshkuj me shtetësi franceze, të cilët kishin hyrë nga territori i Serbisë në të Kosovës, sipas policisë, në mënyrë ilegale.

“Dyshohet se të dyshuarit duke përdorur rrugët ilegale kane hyrë në Republikën e Kosovës, me ç’ rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftim thuhet se për të gjitha veprimet e policisë është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Autmojeti me të cilin dy shtetas francezë e kanë kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë në mënyrë ilegale

Shija e redaktorit

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 446 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Të fundit nga rubrika