Tri urdhëresa të gjykatës janë realizuar në rajonin e Prishtinës nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës tri aksionet ishin zhvilluar të ndara, dhe si rezultat i këtyre aksioneve janë arrestuar tre persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës të cilët kishin qenë dënuar me burgim për grabitje dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

“Nga njësite të stacionit policor Qendra në Prishtinë dhe  të Podujevës , janë realizuar tri urdhëresa të gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Policisë së Kosovës.