Policia e Kosovës jep detaje nga vetëvrasja e Sokol Halilit në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se përmes hetimeve intensive, kishte arritur që sot rreth orës 13:45, ta lokalizonte vendndodhjen e Sokol Halilit, i cili po kërkohej si i dyshuar për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë, në oborrin e QKUK-së.

“Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth orës 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit, mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes”.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës me njësitet relevante, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, përfshirë masat e sigurisë në këtë lokacion, si dhe ka aplikuar masat e negocimit me personin e dyshuar, për t’i mundësuar atij dorëzimin.

Por, përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë, ai nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Lidhur me rastin, janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Detaje të reja: Trupi i pajetë i Sokol Halilit dërgohet në emergjencë (VIDEO)

 

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika