Polica e Kosovës e ka njoftuar opinionin publike se për krimin që kishte ndodhur më 25 tetor të vitit 2022  në komunë e Podujevës i ka arrestuar dy persona të dyshuar për këtë vepër penale.

Sipas, Policës së Kosovës të dyshuarit ishin arrestuar nga nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës mbi dyshimin se po ata kanë kryer veprën vrasje në tentativë rrugën “Nuhi Gashi”, në Podujevë.

“Personat e dyshuar të cilët ndodheshin në arrati i ishin  O.K, mashkull 68 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe  F.K, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Numri total i personave të arrestuar për këtë rast është katër”, thuhet në komunikatën e Policës së Kosovës.

Polica e gjatë arrestimit kishte “sekuestruar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorë në rast”.