Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen në Baicë të Drenasit, ku është plagosur një person nga arma e zjarrit në kokë

Ilustrim. Foto: REL

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, për Portalin Dukagjini ka dhënë detaje shtesë për rastin e tentim vrasjes në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit, ku një persona ka mbetur i plagosur në kokë nga dy persona të dyshuar, njëri nga ta është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë në orën 01:30.

“Q. B,mashkull, 22 vjeç, është arrestuar sot rreth orës 01:30 në Pejë, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, të mbështetur nga policia e Pejës”, ka treguar Ahmeti.

“Ndërsa i dyshuari tjetër L.Z,  aktualisht ndodhet në arrati, i njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, sipas zëdhënëses së Policisë, personi i plagosur është personi me inicialet M.H mashkull.

“Personi i lënduar M.H. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit të mbështetur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti për Dukagjini.com.

Ajo ka njoftuar se i arrestuari me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në paraburgim.

“Pas intervistimit, personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”, ka sqaruar ajo.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika