Policia e Kosovës konfirmon vdekjen e dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e dyshimtë në lagjen Bregu i Diellit”, në Prishtinë, të mërkurën e 4 janarit. Viktima sipas policisë është një grua

Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se viktima është një grua.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që siç thotë ajo do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

 

Në vendin e ngjarjes janë parë njësitet mjekësore dhe ajo policore.

Rruga ku është gjetur viktima tashmë është bllokuar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika