Policia e Kosovës me kontrolle për serbët që po mblidhen në Gazimestan

Serbët kanë filluar të vijnë në Gazimestan, në afërsi të Obliqit, me rastin e festës së Vidovdanit.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës po bëjnë kontrolle, në raste ku mund të ketë edhe bluza me thirrje nacionaliste.

Vitin e kaluar kjo festë nuk ishte lejuar të shënohet këtu, por qytetarët serbë ishin mbledhur te Manastiri në Graçanicë “shkaku i situatës së sigurisë”.

Festimi i kësaj dite nga serbët lidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht humbjes së madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

Festimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, nën presidentin serb Sllobodan Millosheviq, kulmoi me kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me të ashtuquajturin shpallje të bashkimit të Serbisë, përmes përmbysjes së autonomisë së Kosovës dhe paralajmërimit të luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish-Federatës Jugosllave.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika