Policia e Kosovës me plan operativ për lojën Kosovë-Irlandë e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të zbatojë planin operativ për lojën, Kosovë- Irlandë e Veriut. Nga ky plan operativ nuk do të lejohet hyrja e veturave nga rruga ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Fehmi Agani, ndërsa, veturat zyrtare duhet të jenë të pajisura me leje të parkingut

Policia e Kosovës nuk do të lejojë hyrjen e veturave nga rruga ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Fehmi Agani’ në drejtim të stadiumit dhe lëvizja apo parkimi përgjatë rrugëve përreth stadiumit

Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët që shkojnë drejt stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe përreth tij do të jenë të bllokuara për qarkullim dhe parkim të veturave.

Kjo, për arsye se Policia e Kosovës do të zbatojë planin operativ për të ofruar siguri para, gjatë dhe pas ndeshjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Irlandës së Veriut.

Pra, sipas Policisë së Kosovës nuk do të lejohet hyrja e veturave nga rruga ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Fehmi Agani’, në drejtim të stadiumit dhe lëvizja apo parkimi përgjatë rrugëve përreth stadiumit, raporton Portali D.

Kurse, veturat zyrtare që lejohen të futën në atë zonë duhet të jenë të pajisura me leje të parkingut dhe do të futen në parkim vetëm nga rruga ‘Tirana’.

Policia ka hartuar dhe do të zbatojë planin operativ, në mënyrë që të kujdeset në perimetrin e jashtëm të stadiumit, të ofrojë siguri dhe të kujdeset për mbarëvajtjen dhe lëvizjen e personave në atë perimetër.

Foto me Dron të Stadiumit Kryesor të Futbollit dhe Fushës së FC Prishtinës në Kosovë. Foto POND5

Policia, në zbatim të planit operativ, do të angazhohet edhe në kontroll më të detajuar të personave që shkojnë drejt stadiumit dhe nuk do të lejohen gjëra që mund të paraqesin rrezik në situata të tilla si dhe gjëra që janë të ndaluara për hyrje në stadium.

Personat të cilët nuk janë pajisur me bileta, apo të cilët përpiqen të qëndrojnë në afërsi apo përreth stadiumit, sipas këtij planit nuk do të lejohen të qëndrojnë, andaj Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve.

Kombëtarja e Kosovës, “Dardanët” ndeshjen e tretë të UEFA Nations League të Ligës C do ta luajnë përballë Irlandës së Veriut në fushën e gjelbërt të stadionit “Fadil Vokrri”.

Ndeshja mes Kosovs dhe Irlandës së Veriut do të zhvillohet nga ora 20:45.

Gjithashtu, në këtë sfidë pritet të ketë një numër të madh të tifozëve, pasi kryetari i Federatës, kishte njoftuar se të gjitha biletat janë shitur.

/PORTALI D/

Shiten biletat për ndeshjen Kosovë- Irlandë e Veriut

Kosova pret në stadiumin “Fadil Vokrri” Irlandën e Veriut në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombëve

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika