Policia e Kosovës me radio të sajën, ngjashëm mund të veprojnë edhe institucionet tjera

Policia e Kosovës përmes një email-i ka konfirmuar se është në faza të hapjes së një radioje, përmes së cilës synon që të promovojë punën e këtij institicioni si dhe me qëllim që të adresohen shqetësimet e qytetarëve të shtetit. Për këtë iniciativë të Policisë, kanë shprehur shqetësim njohësit e fushës së mediave, sipas të cilëve, ky medium, mund të shfrytëzohet për propagandë shtetërore dhe ndikim politik.

Foto ilustruese

Deri më tani për punën e Policisë u raportua në media, tani një gjë të tillë do të mund ta bëjë vet ky institucion. Kjo pasi që Policia e Kosovës po synon ta hap “Radio Policia”, e kjo gjë po kritikohet nga profesorë dhe jurist të gazetarisë.

Hapjen e një radio të tillë nga Policia po e shohin si model i “Radio KFOR-it”.

“Ju informojmë se, Policia e Kosovës vite më parë ka filluar analizimin përmes grupit punues për radio të Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka konsultuar edhe partnerë ndërkombëtarë e vendor, përfshirë edhe modelin e radio KFOR-it që funksionon që nga paslufta në Kosovë, si dhe takime me disa radio të ndryshme në Kosovë, për procedurat e funksionimit dhe punës së tyre në transmetim të lajmit/informacionit. Andaj sipas planifikimeve e procedurave të parapara, PK-ja ka bërë analizë për radio të PK- së, me qëllim të promovimit të punës së policisë në komunitet dhe policia me qenë sa më afër qytetarëve për të adresuar shqetësimet e çështjet e sigurisë në bashkësi”.

Një inciativë të tillë profesori Alban Zeneli e konsideron edhe si një hap që mund të shërbejë si ide për institucionet e tjera shtetërore.

“Në parim ideja e Policisë së Kosovës është e gabuar për shkak të disa arsyeve, se pari si një agjenci e zbatimit të ligjit është agjenci shtetërore dhe rrjedhimisht nëse kërkesa e Policisë aprovohet nga KPM, secila agjenci përfshirë ministritë, do të hapte stacionet e veta. Është në kundërshti me logjijkën e tregut të lirë të mediave”.

Sipas profesorit të gazetarisë, radiostacionet e tilla mund të krijohen vetëm në kohë trazirash.

“Krahasimi me radio-KFOR, është krejtësisht I gabuar për shkak se RADIO KFOR është formësu nga misioni ushtarak I NATOS, për cka është themelu është për një komunikim emergjent gjatë luftës, ato arsye nuk ekzistojnë më, ashtu siç duhet të mos ekzistojë më as Radio KFOR”.

Për këtë çështje ka ngritur kritika edhe juristja e mediave, Flutura Kusari, duke paralajmëruar për rrezikun e propagandës shtetërore, ndikimit politik dhe kostos financiare për buxhetin e vendit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika