Policia e Kosovës ka shpërndarë një video ku rrëfehen ish viktima e aksidenteve të trafikut ku  tregojnë arsyet që  i kanë dërguar drejtë aksidenteve rrugore.

Policia e Kosovës ka porositur të gjithë pjesëmarrësit që të mos shpejtojnë në trafik pasi sipas tyre duke tentuar që të mos e humbësh një minut mundë ta humbasësh jetën.

“Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin”, ka shkruar Policia e Kosovës

Më tej në apelin e Policisë për kujdes në trafik kanë kërkuar që të mos përdorët telefoni gjatë ngasjes pasi sipas tyre kjo mund të ju kushtojë me jetë.

“Mos e përdor telefonin gjatë vozitjes, se mund t’ju kushtojë me jetë”, kanë përfunduar Policia e Kosovës.