Policia e Kosovës: Ndërtimi i Stacionit Policor në Zubin Potok në përputhje me të gjitha procedurat ligjore
Policia e Kosovës, ka njoftuar se për shkak se stacioni i vjetër policor në Zubin Potok, nuk i ka plotësuar kushtet, është nisur një objekt i ri për t’i përmbushur nevojat e zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit stacioni i vjetër ishte i vendosur në një objekt privat me qera. “Stacioni Policor në Zubin Potok është i […]
Policia e Kosovës, ka njoftuar se për shkak se stacioni i vjetër policor në Zubin Potok, nuk i ka plotësuar kushtet, është nisur një objekt i ri për t’i përmbushur nevojat e zyrtarëve policorë.
Sipas njoftimit stacioni i vjetër ishte i vendosur në një objekt privat me qera.
“Stacioni Policor në Zubin Potok është i vendosur në një objekt privat, me qira dhe i cili objekt nuk ka plotësuar kushtet për ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe për punë të zyrtarëve policorë të rendit. Kështu, Policia e Kosovës me kohë ka filluar procedurat për përmirësimin e infrastrukturës (ndërtimin e një objekti të ri) në Zubin Potok”, thuhet në Komunikatën e Policisë.
Me tej ata kanë thënë se për ndërtimin e këtij Stacioni Policor në Zubin Potok janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore.
“Lidhur me procedurat e ndërtimit të objektit të SP Zubin Potok, që kanë filluar kohë më parë, janë ndjekur të gjithë hapat e duhur procedural e ligjor si:
- Vendimi përfundimtar i shpronësimit nr. 05/28 , datë 05.02.2018, – pronë shoqërore,
- Lëshimi i kushteve ndërtimore nga Drejtoria e Urbanizmit KK Zubin Potok dt. 03.12.2020,
- Më 11.05.2022 – pranimi i njoftimit nga komuna Zubin Potok për plotësim të dokumentacionit për regjistrim të pronës në emër të Policisë së Kosovës, komfor vendimit të Qeverisë si dhe pëlqimi për qasje në rrugë,
- Certifikata e pronësisë P- 72908055-01305-0
- Pas bartjes së pronës në emër të PK-së, është lëshuar edhe Vendimi për qasje në rrugë dt.19.08.2022 nr. 112/2022,
Me datë 23.10.023 PK-ja është pajisur me Leje ndërtimore, për ndërtimin e objektit sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar me datë 10.12.2021 mes PK-së dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil për projektin”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë policia e i ka siguruar të gjithë qytetarët se t’i shërbejnë tërë komunitetit pa dallime ky Stacioni Policor.
“Stacioni Policor dhe zyrtarët policorë që do të punojnë aty (Zubin Potok), do t’i shërbejnë tërë komunitetit që jeton në atë zonë dhe nuk ka të bëjë me qëllime tjera siç spekulohet nga individ apo subjekte politike serbe”, kanë përfunduar komunikatën e tyre Policia e Kosovës.















