Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Zvicrës konfiskon një veturë me vlerë rreth 100 mijë euro
Policia e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me Policinë e Zvicrës, ka arritur ta konfiskojë një veturë me vlerë rreth 100 mijë euro. Vetura, sipas njoftimit të policisë, ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, ajo u gjet në veri të Mitrovicës. “Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion […]
Policia e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me Policinë e Zvicrës, ka arritur ta konfiskojë një veturë me vlerë rreth 100 mijë euro.
Vetura, sipas njoftimit të policisë, ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, ajo u gjet në veri të Mitrovicës.
“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës, në lidhje me dyshimin se një veturë e llojit Mercedes, e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, mund të jetë në territorin e Republikës së Kosovës. Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, më datë 10.10.2023 është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura e llojit Mercedes (vlera e përafërt mbi 100 000 €) e cila ishte në kërkim në Zvicër”, thuhet në njoftim.
Rasti, sipas Policisë së Kosovës, është trajtuar konform procedurave ligjore nga njësitet përkatëse policore.















