Policia e Kosovës: Në objektin e Komunës së Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar
Policia e Kosovës ka njoftuar se në objektin e Komunës së Prishtinës një person është gjetur pa shenja jete. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më datën 12 prill të vitit 2023, në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë “ne objektin e Komunës se Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”. “Në vendin e […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se në objektin e Komunës së Prishtinës një person është gjetur pa shenja jete.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më datën 12 prill të vitit 2023, në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë “ne objektin e Komunës se Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Më tutje, policia ka thënë se trupi i pajetë është dërguar në Institucionin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, ka përfunduar Policia e Kosovës në raport.















