Policia e Kosovës njofton se ka mbyllur pikëkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikëkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinje

Ilustrim

Të dielën e 31 korrikut, ku në Veri të Mitrovicës po protestohet kundër reciprocitetit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikëkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre dy pikëkalimeve.

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fyqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë më targat dhe dokumentet serbe.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për portalin Dukagjini se dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak janë mbyllur.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika