Policia e Kosovës parakalon në Paradën e Kombeve në Zelandë të Re

Në qytetin Auckland të Zelandës së Re, pesëmbëdhjetë pjesëtare të Policisë së Kosovës kanë parakaluar në Paradën e Kombeve

Policia e Kosovës duke parakaluar në Paradën e Kombeve në Zelandë të Re

Në qytetin Auckland të Zelandës së Re po qëndrojnë pesëmbëdhjetë pjesëtare të Policisë së Kosovës, ku po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici “IWPC2023”.

Gjatë qëndrimit në Zelandë të Re, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë parakaluar edhe në Paradën e Kombeve.

Ambasada e Kosovës në Zelandë të Re ka shpërndarë disa fotografi nga ky moment, derisa ka shkruar “Parada e Kombeve mëngjesin e sotëm na bëri krenarë për përparimin e Policisë së Kosovës”.

Edhe ambasadorja e Kosovës në këtë shtet, Jetmira Bërdynaj-Shala, ka shkruar se Policia e Kosovës është krenaria jonë.

“Nder dhe krenari t’i bashkohesha përfaqësueseve nga Policia e Kosovës në parakalimin e sotshëm në Auckland, Zelandë e Re. Policia e Kosovës ofron më shumë se siguri, është krenaria jonë!”, ka shkruar në platformën “X”, ambasadorja Bërdynaj-Shala.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika