Policia e Kosovës parandalon kontrabandën e vajit ushqimor në veri
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme(e shtunë), gjatë patrullimit në rrugët pranë kufirit në veri, ka ndaluar një automjet me targa vendore, të cilin ishte duke e vozitur një shtetas serb. Sipas njoftimit, i njëjti, ka qenë duke transportuar rreth një mijë e 620 litra vaj ushqimor, për prejardhjen e të […]
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme(e shtunë), gjatë patrullimit në rrugët pranë kufirit në veri, ka ndaluar një automjet me targa vendore, të cilin ishte duke e vozitur një shtetas serb.
Sipas njoftimit, i njëjti, ka qenë duke transportuar rreth një mijë e 620 litra vaj ushqimor, për prejardhjen e të cilëve nuk kishte asnjë dokumentacion.
Në lidhje me këtë rast, Prokurori i shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Terminalin Doganor.
“Me datë 28.05.2022, rreth orës 17:40, Policia Kufitare e Kosovës-veri me njësitet kompetente rajonale, gjatë patrullimit nëpër rrugët pranë brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë”, thuhet në njoftim.
Më tutje thuhet se “Gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit”.
















