Policia e Kosovës, parandalon kontrabandimin e mallrave në tri raste të ndryshme

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare – Veriu, në tri raste të ndryshme kanë ndaluar tre kamionë të ngarkuar me mallra pa dokumente përcjellëse

Ndalimi i kamionëve të ngarkuar me mallra pa dokumente përcjellëse.

Sipas njoftimit, policia bazuar në analizën e informacioneve të pranuara, ka ndaluar një kamion me targa të huaja që po lëvizte nga territori i Kosovës në drejtim të Serbisë në të cilin kishin ngarkuar pemë, perime dhe shkrepëse rimbushëse.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se: “Më datë 23.06.2022 rreth orës 16:00 në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e kontrabandës, Policia e Kosovës bazuar në analizën e informacioneve të pranuara, ka ndaluar një kamion me targa të huaja që po lëvizte nga territori i Kosovës në drejtim të Serbisë me vozitës dhe pasagjer meshkuj shtetas të Serbisë, në të cilin kishin të ngarkuar pemë, perime dhe shkrepëse rimbushëse”.

Në njoftim është bërë e ditur se janë ndaluar gjithashtu edhe dy kamionë, njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të huaja të ngarkuara me dru në sasi, gjithsej, 34m³ të padamkosura dhe pa dokumente përcjellëse.

“Po ashtu në datën e lartcekur rreth orës 20:00 në dy raste të ndara janë ndaluar dy kamionë njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të huaja, me vozitës meshkuj kosovarë, të ngarkuara me dru në sasi gjithsej 34m³ të padamkosura dhe pa dokumente përcjellëse”, thuhet në njoftim të policisë.

Lidhur me rastet për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit janë iniciuar rastet  “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare dhe kontrabandim me mallra”.

Në rastin e parë, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin Doganor në Mitrovicë dhe me vendim të prokurorit lënda trajtohet në procedurë të shpejtë dhe të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Ndërsa, në dy rastet e tjera është njoftuar Agjensioni Pyjor i Kosovës në Mitrovicë, për veprimet e mëtutjeshme dhe me vendim të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt dhe të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika