Policia e Kosovës reagon pas rastit të “grabitjes”, thotë që zyra serbe për Kosovë vazhdon të mashtrojë opinionin
Të shtunën e 27 gushtit, Policia e Kosovës ka thënë se e ashtuquajtura zyra serbe për Kosovë, vazhdon të mashtrojë dhe të keq informoi opinionin lidhur me raste specifike të ndodhura në Republikën e Kosovës. Sipas policisë kjo zyre, një rast të evidentuar “grabitje” e vlerëson me elemente ndëretnike edhe pse ende nuk janë identifikuar […]
Të shtunën e 27 gushtit, Policia e Kosovës ka thënë se e ashtuquajtura zyra serbe për Kosovë, vazhdon të mashtrojë dhe të keq informoi opinionin lidhur me raste specifike të ndodhura në Republikën e Kosovës.
Sipas policisë kjo zyre, një rast të evidentuar “grabitje” e vlerëson me elemente ndëretnike edhe pse ende nuk janë identifikuar personi/at e dyshuar. Ndërsa, rasti që i referohet është iniciuar sipas procedurave ligjore si “grabitje” dhe i njejti është prezantuar në ‘Raportin 24 orësh të PK-së’ në mëngjesin e sotëm.
“Policia është duke kryer hetime intensive dhe nga hetimet preliminare del se ka qenë një rast siq është evidentuar “grabitje” dhe motivi ka qenë përfitimi pasuror, andaj nuk mund të ndërlidhet si rast me elemente ndëretnike”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.
Në raportin e Policisë së Kosovës, të enjten e 25 gushtit në orën 22:40 në rrugën “Qeta e Minatorëve”, viktima femër kosovare ka raportuar se gjersa ajo ishte duke qëndruar në shtëpinë e saj, aty kanë hyrë dy të dyshuar të maskuar dhe duke kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën kanë kërkuar nga ajo paratë.
Policia e Kosovës njofton se si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është në hetime.















