Policia e Kosovës: Rruga Prishtinë-Gjilan të mërkurën bllokohet për 45 minuta
“Për shkak të një manifestimi (fetar), në Graçanicë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, nesër do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar nga ora 09:30 deri në përfundim të manifestimit i cili është paraparë të zgjasë 45 minuta”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. Më tej në komunikatë është bërë me dije se qarkullimi […]





“Për shkak të një manifestimi (fetar), në Graçanicë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, nesër do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar nga ora 09:30 deri në përfundim të manifestimit i cili është paraparë të zgjasë 45 minuta”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Më tej në komunikatë është bërë me dije se qarkullimi është ndalur me vendimi të Komunës, për krijimin e hapësirës për mbarëvajtje të manifestimit.
“Andaj duke pasur parasysh se magjistralja në fjalë shfrytëzohet nga një numër i madh automjetesh si dhe për faktin se paraqet arterien kryesore të lidhjes ndërqytetëse në mes kryeqytetit dhe qyteteve dhe fshatrave që përshkohen nga kjo rrugë”, kanë theksohet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Policia ka kërkuar nga të gjithë shfrytëzuesit e kësaj magjistraleje që të shfrytëzojnë rrugët alternative brenda kohës së kufizimeve, që sipas tyre të tejkalohet vështirësitë dhe të ketë rrjedhë normale të zhvillimit të komunikacionit.




















