Policia e Kosovës thotë se nuk ka persona të plagosur në Veri të Mitrovicës
“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policor”. Kështu thotë njoftimi zyrtar i Policisë së Kosovës, teksa iu kanë bërë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të “mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut”. […]
“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policor”.
Kështu thotë njoftimi zyrtar i Policisë së Kosovës, teksa iu kanë bërë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të “mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut”.
Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se janë duke vazhduar bllokimet e rrugëve në disa lokacione të ndryshme në Veri të Mitrovicës, në drejtim të dy pikëkalimeve kufitare, Jarinje dhe Bërnjak, të cilat edhe janë të mbyllura për qarkullim, si pasojë e tensionimit të situatës.
Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti e ka konfirmuar lajmin se ka pasur të shtëna me armë në Veri të vendit, por sipas tij, nuk ka asnjë të lënduar nga këto sulme.















