Policia e Kosovës vazhdon me angazhim të shtuar për të ofruar siguri në trafik

Policia e Kosovës është duke vazhduar t’i kushtojë rëndësi shtimit të masave, për të ofruar më shumë siguri në trafik.

Njësitet policore të të gjitha Drejtorive Rajonale të Policisë (të trafikut dhe rendit) kanë vazhduar me aktivitete shtesë në fushën e trafikut.

“Gjatë 24 orëve të kaluara (22.01.2024), patrullat policore kanë kryer patrullime parandaluese si dhe kanë realizuar 543 Pika Kontrolli për Automjete. Për ata drejtues automjetesh që kanë bërë shkelje më të rënda të rregullave të trafikut rrugor, policia ka konfiskuar 21 patentë shofer”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, duke marrë parasysh që jemi në sezonin e dimrit, ku në rrugë mund të ketë ngrica e borë, ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që shpejtësinë e automjetit t’ua përshtatin kushteve të rrugëve dhe të jenë të përqendruar në ngasje.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika