Policia e Kosovës vendos pika kontrolli në magjistralen Mitrovicë–Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se personeli i saj është angazhuar për t'i arritur objektivat drejt krijimit të një ambienti më të sigurt në territorin e saj, duke theksuar se krahas këtyre veprimeve, janë vendosur edhe pika të kontrollit

Ilustrim

Pika kontrolli të automjeteve për të garantuar qarkullimin dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët, janë vendosur në magjistralen Mitrovicë–Leposaviq, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka thënë se ka paraparë planifikime adekuate-operacionale në angazhimin e personelit dhe kapaciteteve të saj, ashtu që të arrihen objektivat drejt një ambienti më të sigurt.

“Në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, Policia e Kosovës ka paraparë planifikime adekuate-operacionale në angazhimin e personelit dhe kapaciteteve të saj në mënyrë sa më racionale në arritjen e objektivave të ligjshme në gjithë vendin, me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Në rrugën magjistrale Mitrovicë–Leposaviq, Policia e Kosovës ka vendosur pika kontrolli të automjeteve për të garantuar qarkullimin dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë pa dallim, si dhe parandalimin e veprimtarive kriminale dhe kontrabandës në përgjithësi.”, thuhet në njoftim, gjersa theksohet se Policia e Kosovës është e përkushtuar për ta ruajtur rendin dhe për ta garantuar sigurinë e përgjithshme në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Krahas kësaj, PK ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe në ofrimin e informatave relevante dhe raportimin e rasteve për adresimin e tyre me profesionalizëm në të mirë të të gjitha komuniteteve, pa dallim.

Ndërkaq, janë shënuar afro dy javë që nga vendosja e barrikiadave në Veri të Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika