Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se Policia e Serbisë ka konfiskuar 50 kg drogë të llojit marihuanë në një makinë të Misionit për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).

Tutje, në njoftim MPB-së bëhet e ditur se kanë thyer një zinxhir të kontrabandës së drogës nga Shqipëria përmes Kosovës, dhe kanë sekuestruar 50 kilogramë marihuanë falë angazhimit të pjesëtarëve të MPB-së së Serbisë, përkatësisht angazhimet të Drejtorisë së Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

Sipas MPB-së, pesë persona janë arrestuar në Beograd nën dyshimin e se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

“I dyshuari S. M. (1993) dhe I. Ž. (1999) u arrestuan pasi kishin poseduar marihuanë dhe me atë rast iu gjetën rreth 30 kilogramë nga kjo lëndë narkotike, ndërsa A. D, (1980), D. M. (1973) dhe G.K. (1981) që sillnin drogë nga Kosova me një automjet pasagjerësh me shenja të Misionit të OSBE-së, u arrestuan kur tentuan të arratiseshin me automjet nga vendi i dorëzimit” thuhet në njoftimin e tyre.

Pjesëtarët e policisë kanë gjetur edhe 20 kilogramë marihuanë, si dhe një sasi më të vogël kokainë thuhet në komunikatën për media nga MPB-ja. Gjithashtu, theksohet se të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.