Policia e Shqipërisë: 60-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në afërsi të Kukësit

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Kombit pranë Kukësit. Automjeti me targa të Kosovës përplasi një këmbësor rreth 70 vjeç dhe ai humbi jetën në vend

Një automjet me targa të Kosovës që po udhëtonte në drejtim të doganës së Morinës ka përplasur këmbësorin me iniciale H.B rreth 70 vjeç.

Nga goditja e fortë i moshuari është përplasur me xhamin e parë të automjetit e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Forcat e policisë së bashku me ambulancën janë në vendngjarje.

Ndërsa, grupi hetimor ka shoqëruar në komisariatin e Kukësit drejtuesin e automjetit dhe po vijon hetimet e shkakut të aksidentit fatal. Pas aksidentit njëra korsi e autostradës ka qëndruar e mbyllur duke shkaktuar trafik të rënduar e radhë kilometrike në “Rrugën e Kombit”.

“Kukës/informacion paraprak: Në autostradën Kukës-Morinë, në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. D.  60 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin H. B., rreth 74 vjeç,(këmbësor), i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi S. D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë, raporton Telegrafi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika